Grabitet për herë të dytë agjencia e transferimit të parave

0
192

Një agjenci e transferimit të parave është grabitur nën kërcënimin e një pistolete.

Ngjarja është shënuar rreth orës 18:00 në Fushë Krujë dhe mësohet se grabitësi me kapuçin e xhupit në kokë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë rreth 200 mijë lekë të reja.

Policia ka nisur punën për identifikimin e autorit të grabitjes së kësaj agjencie të transferimit të parave në pronësi të N.A 42 vjeç, banues në Krujë dhe shitëse shtetësia J.K  23 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë.

Është hera e dytë që kjo agjenci bëhet pre e grabitjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë” parashikuar në nenin 139 të  Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here