Me porosi të kujt Henri Çili, “shkarkon” publikisht Ministrin Saimir Tahiri?

0
352

Henri Cili ka dalë sot në media elektronike dhe njëkohësisht edhe në mediat e veta, për të ndihmuar kryeministrin në nevojë, Edi Rama.

Mendja e tij e zhdërvjellët ka formuluar një zgjidhje shpëtimtare sipas tij, të ekuacionit të krizës aktuale politike shqiptare: Largimin e Saimir Tahirit, nga posti i Ministrit të Brendshëm, sepse sipas tij, pika më e dobët e qeverisjes Rama, është lufta e dështuar kundër drogës edhe krimit, pra pikërisht përgjegjësi personale e Sajmes.

Është fakt i njohur që Rama dhe Cili, prej kohësh janë në një dialog intensiv me njeri tjetrin, në tel apo përmes sms-ve dhe ky parashtrimi i Cilit, duket më shumë një ‘provokim i dakortësuar”.

Duket se Rama i ka bërë Cilit një shkelje syri, në kurriz të Ministrit të Brendshëm, që në të vërtetë është edhe ministri më besnik dhe më i sakrifikuari në favor të kryeministrit, pamvarsisht dështimeve të dukshme në betejën e humbur kundër drogës, kultivimit dhe trafikimit të saj.

Cili është vecanërisht i ashpër me Tahirin, kur shkruan se: “Për t’iu përgjigjur situatës sui generis të kriminalitetit në vend, situatës së rënduar të trafikut të drogës, dyshimeve të shtuara për impaktin potencial të parasë së pisët dhe trafiqeve në votën e 18 qershorit.

Qoftë edhe sikur dyshimet e opozitës apo opinionit publik të ishin të kota, nuk është asnjë problem sikur qeveria të ofrojë një lëshim, një ministër të ri të Brendshëm, me profil teknik dhe i pa përfolur dhe i dakordësuar edhe me partnerë ndërkombëtar, për të qetësuar obsesionin opozitar për ndikimin e krimit në zgjedhje.” Duke e konsideruar “sakrifikimin politik të Ministrit të Brendshëm” apo “kokëkëputjen” e karierës së tij, si aktin e fundit të sakrificës për shpëtimin e qeverisë së dashur Rama. Në të vërtetë është realisht një pabesi e thellë, kjo që po ndodh ndaj Tahirit. Por tashmë në politikën shqiptare, pikërisht kjo është një traditë. Tradita më e shëmtuar që: Më “besnikut”, i bëhet posaçërisht edhe tradhëtia më e madhe!” Duket se Rama, pa kurajon vetjake për ta artikuluar këtë gjë, ka autorizuar mikun e tij më të ri Cili, për ta hedhur në këto orë nervozizmi dhe pasigurie për fatin e qeverisë së tij, dhe për konsum publik këtë parashtrim cinik. Dhe kështu ngjan se Henri, nuk i është shmangur përmbushjes së këtij favori ndaj kryeministrit, duke dalë më zë dhe figurë, e më pas edhe me shkrim, kundër Tahirit, si ekspedient për shpëtimin e qeverisë Rama. /360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here