jë skandal seksual i financuar nga qeveria italiane është zbuluar nga emisioni investigativ “Le Iene”. Drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen dje në mbrëmje në sfondin e një skandali seksual, sipas një deklarate të qeverisë italiane.
Francesco Spano, drejtori i UNAR (Zyra Kombëtare Anti-Diskriminit Racor në varësi të qeverisë) është i dyshuar për financimin e një club-i takimesh gay me pagesë.
Francesco Spano, 39 vjeç, jurist me profesion, ka një profil të lartë publik. Ai është një avokat i angazhuar gjithmonë në luftën kundër diskriminimit racial dhe homoseksual.
Spano u thirr dje pasdite në Pallatin Kixhi nga zv.sekretarja e Kryeministrit, Maria Elena Boschi, pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Le Iene” ku edhe u denoncua për keqpërdorimin e fondeve të qeverisë.
Në emision akuzohet UNAR se ka financuar një shoqatë homoseksualësh ku bëjnë pjesë edhe rrjete në të cilat praktikohet prostitucioni mashkullor. Është bërë e ditur se edhe vetë drejtori i kësaj zyre, Francesco Spano është një anëtar i kësaj shoqate dhe për këtë arsye ai akuzohet për konflikt të hapur interesi, shkruan balkanweb.
Referuar autorëve të emisionin investigativ “Le Iene”, në mesin e një numri të konsiderueshëm shoqatash që marrin financime nga UNAR, numërohen Kryqi i Kuq Italian apo UNICEF, gjithashtu edhe ANDDOS, një shoqatë që lufton diskriminimin me bazë seksuale.
Gjithashtu, sipas reportazhit në transmetuar, ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një club privat, ku sipas një klienti të cituar nga “Corriere della Sera”, organizoheshin tre herë në vit takime për parandalimin e AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave.