Solitaire dhe Minesweeper janë dy nga lojërat më të njohura për ata që kanë apo përdorin një kompjuter. Këto lojëra janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë aftësitë e nevojshme për të përdorur kompjuterët.
Për shembull, Solitaire u shfaq në vitin 1990, me qëllim që të mësojë njerëzit se si të përdorin Mausin. Microsoft i duhej që përdoruesit e kompjuterit, të cilët deri atëherë i shkruanin rregullisht komandat, të mësohen me funksionet e Mausit, si për shembull tërheqja e figurave.
Dhe cila ishte mënyra më e mirë se tërheqja e kartave, dhe kjo bëhej me orë të tëra? Minesweeper gjithashtu është projektuar për të ndihmuar përdoruesit në përdorimin e Mausit, por këtë herë me konceptin e klikimeve në të djathtë dhe në të majtë.