Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në hyrje të Tiranës. Ngjarja në fjalë ndodhi tek ‘Dogana’.
Burime zyrtare pohuan se viktimë e aksidentit ka ngelur një 61-vjeçare nga Kukësi, e cila ishte duke kaluar rrugën bashkë me burrin e saj. Pavarësisht se R. Gjeta u nis me urgjencë drejt spitalit, ajo ndërroi jetë gjatë rrugës.
Viktima i ka ndërprerë rrugën automjetit, ndërsa nuk ishte duke kaluar tek vijat e bardha. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.