Ekipi B i Barcelonës së futbollit të sallës i ka dhënë vërtetë kuptim arsyes se përse ekziston sporti. Që nga ky moment, sa herë që do të ndeshim futbollin e pastër, ose siç quhet ndryshe futbollin “Fair Play”, do na rikujtohet ajo se çfarë këta djem kanë bërë.
Ndërsa ishte duke u lujtuar takimi Barcelona B-Atletico Menigbar, në fustallë, ndodh një përplasje mes lojtarëve dhe njëri prej tyre përfundon i shtrirë mbi parket.
Rober, sulmuesi i Barcelonës, ka refuzuar të shënojë gol kur kundërshtari i tij ishte shtrirë. Veprimi i tij është më shumë se për t’u vlerësuar.