Berisha nga çadra: Rama është serial killer i Shqipërisë, ju tregoj kriminelët që ka liruar nga burgu

0
215

Ish-kryeministri Sali Berisha ka derdhur një lumë akuzash ndaj kreut të Qeverisë, Edi Rama. Duke e akuzuar për bashkëpunim me krimin, Berisha thotë se Rama e ka mbushur Parlamentin me kriminelë.

Nga çadra e protestës, ish-kryeministri thotë se Rama ka liruar anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi”, dhe tani po tenton të lirojë Aldo Baren.

“Po të shkoj tani në një burg e të më nxjerrin përpara 140 të burgosur, a do gjej dot kund 19 të burgosur më kriminelë sesa këta që kam sot në Parlament. Çështjen e krimit, PD dhe deputetët e saj e kanë në krye të radhës, si një çështje jetike për ju dhe vendin.

Institucionet ndërkombëtare për herë të parë publikisht thanë PD ka të drejtë që braktisi parlamentin.
Ai është i lidhur me klanet e kokainës, çon vëllain e tij të lëvizë me makinë e bosit të kokainës së Xibrakës. Ai është personi që liron e mban në parlament Mark Frrokun, përdor gjithë forcën e shtetit, madje edhe levat ndërkombëtare, për të mbrojtur një hajdut ordiner, si Armand Prenga, i cili qëllon në komisariat ata që shkuan e u ankuan për të.

Është ky e jo ndonjë tjetër që liron “Hakmarrjen për drejtësi”, të cilën e dënoi drejtësia. Është ky kryebandit dhe vrasës serial, që shpëtoi Kostandinin e Luizës, pasi ekzekutoi 4 të rinj në një mëngjes këtu në Tiranë, pasi kishte vrarë një tjetër të ri një vit më parë, e hoqi nga dënimi përjetë; dhe nxori në tapet të kuq nënën e tij. E cila në vend që të ndrydhej, të qante për krimin e shëmtuar të të birit, të qante për nënat që u veshën në zi, dilte e rrihte gjoksin se po jepte dorëheqjen.

Ishte ky që shtynte Shullazin t’i thoshte rektorit tërhiqu se të marr djalin peng. Ishte ky që çon e merr mesazhe nga Dritan Dajti, e komunikon me ta si të ishte shok. Pasi liroi “hakmarrjen për drejtësi”, ka çuar Aldo Baren në Gjykatë, dhe u kërkon gjyqtarëve ta lirojnë. Është ky kryebanditi i vendit, dhe derisa ne të mos bindim çdo shqiptar, përgjegjësia është e jona”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here