Foli për “përralla sorosiane”, Flenckenstein rezulton pjesë e aleatëve të Soros në PE

0
1318

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut  Fleckenstein i cilësoi dje si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros. Në fjalën e tij eurodeputeti u shpreh se qëndrimet e Berishës për ndikimin e rrjetit Soros në Shqipëri janë thjeshtë “përralla”. Kjo deklaratë e pazakontë për një përfaqësues të PE-së, ku këta të fundit në asnjë rast nuk janë marrë me qëndrime jashtë zhvillimeve të ditës apo aryseve të vizitës, vjen në kohën kur ditë mbas ditë në Shqipëri po dalin fakte të reja për përfshirjen e thellë të Fondacionit në politikë, media,e shoqëri civile.

Por duket se kjo deklaratë e pazakontë e eurodeputetit Knut Flenckenstein e kla një aryse të fortë mbrapa saj. Një dokument, mes disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, vërteton se eurodeputeti është pjesë integrale e Fondacionit, Nisur nga kjo, duket se kritikat e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha, më së paku rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

Dokumenti

Raporti i zbuluar nga DCLeaks, është hartuar në vitin 2013. Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros, në rastin konkret i “Open Society European Institute” mban emrin: “Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)”. Në nisje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij Fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Në një farë mënyrë, raporti bën të ditur se cilët jkanë aleatët e rrjetit sorosian në Parlamentin Evropian”. Në këtë listë janë përfshirë një shumësi emrash, mes tyre edhe ish-kreu Martin Schulz, Giani Pitella, Olli Rehn e tj.

Ndërkaq më poshtë në listë, e cila është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, renditet edhe emri i eurodeputetit Knut Flenckenstein. Raporteri për Shqipërinë rezulton mes emrave të aleatëve të besuar të Fondacionit Soros në Parlamentin Evropian. Nisur nga kjo, duket se deklaratat per “përralla me sorosianë” të eurodeputetit nuk qëndrojmë shumë, nsiur nga fakti se vetë dokumentat e Fondacionit e përfshijnë Flenckenstein në rradhën aleatëve të Fondacionit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here