Tensioni në koalicion mbetet aty, Rama merr fjalën në foltore, Meta largohet nga drejtimi i seancës
Takimi i së martës mbrëma në Kryeministri mes kryesocialistit Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, duket se nuk ka arritur të zgjidhë asnjë prej tensioneve dhe ccështjeve të mbetura pezull në koalicionin e majtë. Kjo situatë u bë publik edhe në seancën e djeshme parlamentare. Lideri i LSI-së, njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, braktisi punimet parlamentare pikërisht në momentin kur kryeministri Rama iu drejtua foltores së Parlamentit për të marrë fjalën. Sci tregohet edhe në fotë në çastin kur kryeparlamentari Meta çohet nga karrigia për të dalë jashtë sallës, kreu i qeverisë Rama sapo zbret në foltore.
Ndërkohë fillimisht Rama ka dashur të tregohet “miqësor” me Metën, pasi sapo hyri në seancë nxitoi të takonte atë të parin, ndonëse kryeparlamentari ishte duke folur në telefon. Ky i fundit pa e ndalur bisedën telefonike, përshëndeti duke i dhënë dorën aleatit në qeveri, i cili pak sapo u ul në vendin e tij kërkoi fjalën. Menjëherë pas këtij momenti, pasi i dha fjalën kryeministrit, Meta u largua nga salla duke ja lënë drejtimin e seancës socialistes Valentina Leskaj.
Ndërkaq në seancën e djeshme parlamentare duket se ka pasur një monolog socialist. Kjo pasi në sallën parlamentare, përveç mungesës së opozitës, u ndje edhe ajo e deputetëve dhe ministrave të LSI-së. Këto numra u bënë bashkë vetëm në fund gjatë votimit, kur u miratuan ligjet e rendit të ditës.