Banorët e Zharrësit mbërrijnë në Durrës, durrsakët i japin shembull shtetit si të sillet

0
335

Të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të fortë të banorëve të Zharrëzit, të cilët morën vendimin historik për tu nisur në këmbë dhe për t’i ardhur shtetit në Tiranë.

Ata e morën këtë rrugëtim në këmbë dhe në karroca ditën e mërkurë, duke e shkëputur grevën e urisë në të cilën ndodheshin prej disa ditësh. Sot ata kanë mbërritur në Durrës dhe janë shumë pranë Tiranës.

Duhet thënë se është për tu përshëndetur ajo çfarë kanë bërë disa durrsakë. Sot ata kanë dalë në rrugë duke u dhënë ushqim banorëve dhe grevistëve dhe për tu sensibilizuar me vendimin e tyre.

Megjithëse thirrja po bëhet çdo ditë e më shumë për shtetin, ai është i verbër dhe shurdh përpara këtyre qytetarëve. Videoja është shpërndarë nga Nisma Thurje.

https://www.facebook.com/thurje/videos/564402090435630/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here