Kur na ndajnë vetëm 4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme opozita e vendit ka nisur një protestë maratonë me një kusht të vetëm. Formimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme
Deputeti demokrat Luçiono Boci thotë se vetëm krijimi i një qeverie teknike mund ti hap rrugën e kthimit të Partisë demokrtaike në parlament.
Boçi : Qeveria teknike,bërja e saj i hap rrugën dhe ardhjes së partisë demokratike në parlament dhe sigurisht ndër ligjet e para janë ato të formatimit të komisionit dhe për procesin e vettingut. Ne sot kërkojmë zgjidhje ,kushtet kanë mbaruar. Pa zgjidhje nuk ka zgjedhje kemi thënë. Dhe cila është zgjidhja ? Është qeveria teknike dhe më pas pasoja e qeverisë teknike është pjesa garantiste e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është dhe pjesa e vazhdimit të procesit të vetingut.
Edhe pse e cilësoi si një protestë të bukur dhe paqësore analisti Erl Murati mendon se kërkesat e opozitës janë të parealizueshme
Murati: Ishte një protestë e madhe, masive dhe pse jo edhe e bukur për sa kohë gjithçka shkoi paqësisht. Në vetvete protesta e ka valorizuar Partinë Demokratike ne tregun politik.Për mua kërkesat e opozitës janë të parealizueshme. Nëse do të kishte një revoltë popullore do të shkonim në qeveri teknike dhe e dyta, është nëse LSI-ja do të kalonte në opozitë do të kërkonte mocion mosbesimi.
Kryeredaktori i Mapo-s Arjon Sulo mendon se opsioni që Ilir Meta të bëj një koalicion me Partinë demokratike nuk ka rënë ende.
Sulo: Për mua nuk ka rënë opsioni Meta .Sepse vet z.Meta dje ka dal tre herë Brenda dy orësh. Ka dal para kryesisë,ka dal gjatë kryesisë dhe mbas kryesisë. Ai vet nuk ka qenë i sigurt dhe ka korrektuar dhe vetveten. Qëndrimi për protestën ka qenë 50 me 50. Fjalia më e rëndësishme që doli ishte që: Kuvendi nuk ka kuptim pa opozitën ,dialog me protestën. Brenda mundësive zgjidhjet jo ultimatum reforma në drejtësi, Vettingu. Qeveria do vazhdojë, ai e ka fjalën për marrëveshjen që ka deri më 1 prill
Edhe për kreun e Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka vetëm një zgjidhje që këto zgjedhje të jenë të lira dhe ajo është krijimi i qeverisë teknike
Shehi: Alternativa që i ka ngel opozitës është kjo:Që të hyj me një qeveri teknike në zgjedhje .Një qeveri teknike do të mbulonte këtë lloj krize. E dyta do të krijonte një besim reciprok për ne po e po që nuk besojmë tek kjo qeveri por dhe për mazhorancën e sotme, e cila duhet të jetë vetë i interesuar. Në qoftë se janë të sigurt se do të fitojnë, sic thotë kryeministri përditë me këtë qeveri teknike, do të ishte dhe një lloj certifikimi që zgjedhjet janë bërë të pastra, nuk ka asnjë lloj abuzimi.
Për sa i përket një koalicioni parazgjedhor me LSI z.Shehu e sheh të panevojshme,ai mendon se tashme ka ardhur koha që e djathta ta ngjis e vetme këtë malore,por në rast se Partia demokratike do vendos ti bojkotojë këto zgjedhje ai do ti bashkohet.