Pasditja e sotme e gjeti “Çadrën e Lirisë” me artistë, poetë e studentë që kanë mbaruar studimet jashtë, të cilët ishin të ftuar nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
I pranishëm në çadër poeti i njohur Agim Doçi, me anë të një poezie ndaj situatës aktuale, ka ndezur atmosferën dhe nxitur brohorimat dhe ovacionet.
Poezia e Doçit i bënte një paraqitje të përmbledhur situatës politike duke nxjerrë në pah shkarkimin e Ylli Manjanit nga detyra e Ministrit të Drejtësisë.
Flet Donaldi në Uashington, ju kam dhi në koalicion. Në flamur të Amerikës si simbol 52 yje ju do ikni prej frikës, dhe një Yll që u bë burrë e shkarkuat të mërkurë”, -ishin vargjet e interpretuara nga vetë Aktori Agim Doçi.