Deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar socialistin Pandeli Majko per foton e te birit me dy gishta lart.
“Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë”, shkruan Patozi ne nje status ne Facebook, teksa gjithashtu permend ketu rastin e socialistit tjeter Namik Dokle, vajza e te cilit Anika Dokle eshte shprehur shume here kunder Qeverise ne rrjetet sociale.
STATUSI I PATOZIT:
EDHE “RILINDJA” NUK MENDON NJESOJ PER ZGJEDHJET
Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet. Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrejnë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash.
Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë.
Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjërë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.