Fotoja e djalit të Majkos me dy gishta lart, flet pedagogia: Pse e fshiva postimin

0
229

Një foto e publikuar nga pedagogia Nevila Xhindi gjatë ditë së djeshme ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale derisa personi në fjalë e fshiu foton e postuar. Në foto ishte studenti i saj dhe njëherësh djali i deputetit socialist Pandeli Majko, Gjergji bashkë me disa student të tjerë që po pozonin me dy gishtat lart.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, pedagogia sqaron se u detyrua ta ndërmarrë këtë veprim, pasi komentet dhe reagimet që pasuan pas hedhjes së fotos në rrjet i tejkaluan përmasat, duke u kthyer në presion partiak që rëndonin mbi studentin e saj.

“Është një foto miqësore si rrjedhojë e bisedës me studentët e mi për protestën dhe demokracinë. Ishte finalja e një bisede që ne bëmë. Fotoja ishte krejtësisht miqësore, e bëri Gjergji, nuk ishte për humor. Më vjen mirë që po rritet një brez që mendon më hapur se prindërit e tyre”,- tha ajo.

Pedagogia shton se, Gjergji ishte në dijeni të plotë për publikimin e fotos, ndërsa e ka çuditur reagimi politik i prindërve të tij. Ajo thotë ndër të tjera se ndonëse u komentua shumë, Gjergji nuk i kërkoi të hiqte foton.

“Ajo që më çuditi ishte reagimi i prindërve të Gjergjit, mendoj se kanë dëmtuar djalin e tyre. Ai është një student i shkëlqyer, i hapur. Unë për kortezi, pas presionit të komenteve jo dashamirës e hoqa. E ndjeva presionin që i bëhej Gjergjit, por nuk ishte një kërkesë e tij”,- shton Xhindi.

Kujtojmë se pas publikimit të fotos së djalit të tij, me dy gishtat lart, që përshëndeste protestën e opozitës, deputeti Pandel iMajko ka reaguar ashpër, duke e cilësuar se fotoja ishte bërë për humor dhe se është keqinterpretuar. Ai shkoi deri aty, sa tha se e merrte vetë përgjegjësinë para socialistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here