Horoskopi ditor për diten e premte – 24. shkurt 2017
Nëse keni një lidhje, sot do jeni me te duruar dhe me te qete. Kjo do ju ndihmoje te zgjidhni edhe problemet e vogla qe keni pasur me partnerin. Beqaret do realizojnë disa takime shume te veçanta dhe nuk do mundin dot t’i rezistojnë tundimit për te hedhur hapa. Për financat ka për te qene një dite goxha e vështirë. Mundohuni qe ne çdo moment te shpenzoni me kursim te madh.
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do mendoni te bëni edhe gjera te veçanta me atë qe keni ne krah. Ne disa momente do ju duket vetja si mbi re. Beqaret do kenë një dite goxha te mire dhe nëse përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen për te dale kane për te takuar princin e kaltër. Ne planin financiar Saturni do ju beje te kujdesshëm dhe luftarake për ta përmirësuar gjendjen.
Sot do keni dëshira te çmendura ju te dashuruarit dhe për fatin e mire partneri do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar te gjitha një e nga një. Beqaret gjithashtu do kenë një dite me fat dhe do e realizojnë takimin e shumëpritur. Tani e me tej dielli do mbizotërojë ne jetën tuaj. Për financat do përkujdeseni tek mase, kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.
Përgatituni për diçka te veçante sot ju te dashuruarit e cila do ua ndryshoje jetën njëherë e mire. Disa miq te përbashkët do e ndihmojnë partnerin t’iu surprizoje. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene ato qe janë pritur. Nëse doni qe edhe buxheti te mbetet i mire, bëjini me kujdes llogarite para se te kryeni shpenzime.
Mos lejoni asnjë person te trete te ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse ka për t’ua prishur harmoninë dhe qetësinë. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene realiste dhe për asnjë moment nuk duhet te nxitohen. Pak me vone mund te vijnë mundësi akoma me interesante. Buxheti nuk do jete i keq. Ne çdo moment do ruani vete kontrollin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Gjendja ne jetën tuaj ne çift nuk ka për te qene aspak e mire sot. Do bëheni shpesh xheloze për atë qe keni ne krah dhe do keni debate te forta me njeri-tjetrin. Beqaret duhet t’ia lënë gjerat kohës dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te bëjnë çfarë ju thonë te tjerët pa qene te sigurte vete. Ndaj parave do jeni alergjike dhe nuk mbani asnjë ne xhep. Dijeni qe shume shpejt situata do përkeqësohet.
Dite goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do ndodhin ndryshe nga sa ju e kishit menduar dhe mund te ndiheni keq. Beqaret ka rrezik te tregohen impulsive dhe kjo do i çojë ne rrugën e gabuar. Fale Venusit, financat do jene disi me te mira. Përfitoni për te bere investimet me te domosdoshme dhe shlyeni edhe disa borxhe te vjetra.
Jeta juaj ne çift nuk do ece shume mire gjate kësaj dite. Nuk do tregoheni aspak tolerante me njeri-tjetrin dhe do ndiheni te bindur plotësisht se keni ju te drejte. Po vazhduat kështu, shume shpejt do vije ndarja. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, por nuk do mërziten, pasi puna nuk do ju lere kohe te lire. Buxheti nuk do jete i keq, pasi ne çdo moment do ecni duke bere llogari.
Dite e zymte dhe e mbushur me probleme te mëdha do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do ketë gjate gjithë kohës debate e probleme. Beqaret do joshen gjate gjithë kohës nga disa persona dhe deri ne fund te ditës nuk do i bëjnë dot balle tundimit. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica te mëdha ne mënyrë qe mos keni tronditje.
Dita e sotme do jete me pasionante nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do mendoje edhe për detajet me elementare dhe kjo do ju beje te ndiheni akoma me mire. Beqaret do gjend personat me te cilat do kalojnë një jete te qete dhe te mbushur me gëzim. Edhe financat do jene ashtu si keni dashur, pasi maturia dhe kursimi do jene pikat tuaja me te forta.
Partneri do ju beje disa propozime mjaft interesant gjate kësaj dite te cilat ju nuk do mund te mos i pranoni. Zemra do ju rrahe edhe me fort nga me pare. Beqaret duhet te hedhin hapa vetëm nëse zemra e tyre ndihet gati, ne te kundërt le te presin edhe pak. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por ne vend qe te merrni hua nga miqtë, me mire merrni nga banka.
Dite e zakonshme dhe pa ndonjë veçanti te madhe do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Me e rëndësishmja është qe nuk do keni probleme. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar lidhje serioze, por nuk do i shfrytëzojnë si duhet rastet. Ky do jete një gabim për te cilin do pendohen shume. Edhe me financat duhet te tregoheni gjithmonë te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos keni probleme.