Kur kërkon të shohësh çdo detaj nga protesta, gjendet zgjidhja

0
209

Opozita shqiptare ditën e shtunë organizoi një protestë ku ju bashkuan shumë qytetarë. Atë ditë u mbush i gjithë bulevardi, dhe mendohet që ishte një nga protestat më të mëdha të organizuara ndonjëherë. Të gjithë të pranishmit kërkonin që të merrnin pak vëmendje dhe të arrinin të shihnin ata që mbanin fjalimin.

Por duke qenë se kishte një numër të madh njerëzish dhe të gjithë rrinin të ngjeshur me njëri tjetrin, dikush kishte gjetur një zgjidhje shumë interesante. Nuk u mundua që të hipte as në flasim dhe në ishujt e vegjël që kishin ngritur mediat për të vendosur kamerat. Qytetari në fjalë hipi mbi një kosh të vendosur nga bashkia dhe po shijonte pamjen, duke parë çdo detaj nga protesta. Por ai nuk mbeti vetëm mbi këtë kosh pasi edhe dikush tjetër ju bashkua duke e ngushtuar përsëri hapësirën që ai kishte krijuar.

Por të dy gjetën mirëkuptimin me njëri tjetrin dhe vazhduan të sodisnin pamjen e ofruar nga koshi i plehrave. Ata ndenjën aty gjatë pasi nga aty mund të shihje shumë detaje që të tjerët nuk arrinin dot ti shihnin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here