Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka bërë një thirrje sot në mëngjes, në ditën e shtatë të protestës së opozitës para Kryeministrisë që “të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë qeveri apo kanë ndikim duhet të veprojnë sa nuk është vonë. Bëhet fjalë për paqe sociale, – tha Bumçi. – Dy rrugë ka: Ose do t’i nënshtrohemi rrugës e krimit dhe ne do të izolohemi e shqiptarët do të largohen me qindra mijëra, ose alternativa tjetër është një histori e re që fillon nga ky shesh.