Jeni të dashuruar pas “The Beatles” dhe pas makinave? Epo, mblidhuni këtu! Mercedes-Benz 230SL Roadster, i cili ka qenë nën pronësinë e John Lennon për 4 vite, është gati për të dalë në ankand në Arizona. Sipas të dhënave të para është e mundur që çmimi të shkojë deri në 3 milionë dollarë. Me një karroceri ngjyrë blu të errët dhe me gri të lehtë në brendësi, kjo makinë ka qenë një ndër të parat të blera nga artisti, në vitin 1965. Mercedes-i është mbajtur në një muze në Florida për 17 vite. “John Lennon nuk ishte një adhurues i makinave. E kishte porositur këtë makinë thjesht për kënaqësi të momentit, por nuk kishte shumë të tilla në pronësi të vet”, shprehet John Kruse, personi që do të nxjerrë makinën në ankand. Dokumentet origjinale vërtetojnë pronësinë e artistit të famshëm dhe japin si adresë “23 Albermarle, Londër”, vendi të cilit “The Beatles” i referoheshin para se të transferoheshin në Savile Row.
25
Feb
Feb
Makian e John Lenon shitet për një cmim të pa imagjinueshëm
-
- February 25, 2017
- 0
- 2 min read