Një avokate braziliane shprehet se më në fund ka arritur të gjejë një punë që bën për të, që i jep kënaqësi dhe një rrogë të majme. Gjithçka ndodhi pasi avokatja hoqi dorë nga profesioni i saj dhe nisi një karrierë të re si prostitutë.
Claudia de Marchi, një ish konsulente ligjore, habiti gjithë miqtë dhe klientët e saj vitin e shkuar, kur papritur vendosi të lejë pozicionin e saj të lakmueshëm në punë dhe nisi të punonte si kurtizane luksi.
34-vjeçarja u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin e Brazilit, në Brazilia kur kuptoi se cili ishte pasioni i saj i vërtetë. Ajo ofron shërbime seksuale për biznesmenët e pasur dhe politikanët kundrejt pagesave të majme që nisin nga 150 paund ora.
Në mënyrë ironike, arsyeja që e çoi drejt ndryshimit drastik ishte se i erdhi në majë të hundës e se nuk mund të toleronte më arrogancën e mendjemadhësinë mashkullore në botën e ligjit.
Ajo mund të ishte bashkuar me organizatat feministe, por në vend të kësaj zgjodhi të shfrytëzonte meshkujt për të arritur qëllimet e saj, të merrte sa më shumë kënaqësi seksuale nga ta e në të njëjtën kohë, t’i detyronte që ta paguanin me shifra të kripura e të majme.