Dhunohen motrat binjake në Fier pse shkuan në protestën e PD-së

0
529

Dy motra binjake banuese në Fier janë rrahur disa minuta më parë teksa ktheheshin në banesën e tyre nga puna.

Lajmi konfirmohet nga vetë motrat binjake G dhe A Hatillari që punojnë në një fabrikë fasoni.

Vajzat thonë se  afër banesës u ka dalë para nja djalë i gjatë rreth 30 vjeç dhe i ka qëlluar në fytyrë duke u thënë, “pse shkoni në protestën e PD?”.

Pas dhunës personi është larguar ndërkohë që vajzat, motra binjake kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin.

Pastaj  ato kanë shkuar në spitalin rajonal të Fierit ku po marrin mjekim pasi kanë pësuar dëmtime në hundë dhe fytyrë, dhe nesër do të shkojnë tek mjeku ligjor për vizitë, shkruan “Alb365”.

Një ditë më parë dy motrat binjake që janë edhe anëtare të PD dega Fier kanë qenë në protestë në Tiranë .

Lajmi konfirmohet edhe nga kreu i PD dega Fier, Luan Baçi i cili pohon se shumë shpejt PD e Fierit do të dalë edhe në një konferencë për shtyp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here