28 persona mbetën të plagosur, teksa një kamion hyri mes turmës së njerëzve gjatë paradës së karnavaleve New Orleans, në kuadër të Festivalit Mardi Gras ose “E marta e shëndoshë”.
Mësohet se pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, mes tyre ka dhe fëmijë të vegjël.
Policia thotë se për momentin nuk ka prova se kemi të bëjmë me një sulm terrorist dhe se shoferi i kamionit, një 26-vjeçar, ishte në gjendje të dehur.
Mosha e të plagosurve vijon nga 3-40 vjeç. 21 prej tyre janë dërguar në shtatë spitale të ndryshme në të gjithë qytetin.
Pesë janë në gjendje kritike dhe janë duke u trajtuar në qendrat e traumave. Shtatë morën trajtim mjekësor.
Policia ka bërë arrestimin e shoferit.