Protesta, Voltana Ademi: Shumë të rinj e të reja nga Shkodra po nisen drejt Tiranës

0
225

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka njoftuar sot në rrjetet sociale se shumë qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës qytetare: “Kërkojmë qe pushteti e politika të pastrohet nga kriminelët e të korruptuarit, – ka deklaruar ajo. –  Këtë do të bëjmë dhe do ta kërkojmë deri në fund!”

Ademi tha se “populli i Shkodres i eshte bashkuar dhe vazhdon te mbeshtese protesten mbareshqiptare per te drejta dhe voten e lire. Shume qytetare, te rinj e te reja po nisen nga Shkodra drejt Tiranes. Shkodra eshte nder qytetet me te deskriminuara nga kjo qeveri. Prandaj populli, te rinjte, banoret jane ngritur kunder varferise, mjerimit, papunesise, diskriminimit, per nje jete ma te mire.

Qeveria aktuale anatemon Partine Demokratike per pengese te vetingut. Perkundrazi! Dua tu kujtoj se eshte partia demokratike ajo qe kerkoi si rruge te vetme dekriminilizimin. Jemi ne qe, me shume se kurr sot, kerkojme qe pushteti e politika te pastrohet nga kriminelet e te korruptuarit. Kete do te bejme dhe do ta kerkojme deri ne fund!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here