Gjatë dy ditëve të fundit, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj janë angazhuar fuqishëm përmes disa çadrave të gjasme shoqërisë civile dhe një faqeje online ku kërkohet “shpëtimi” i ligjit të vetingut.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka demaskuar këto përpjekje të Edi Ramës dhe Erion Veliajt përmes 3 argumenteve konkrete.
Në një status në Facebook, Basha përmendet me emra konkretë deputetët kriminelë që janë futur në Parlament nga Edi Rama, si dhe Erion Veliaj që darkon me prokurorët për të mbyllur dosjen e vrasjes së Ardit Gjoklajt. Nisur nga këto fakte, Basha ka një pyetje për qytetarët: A beson njeri se Rama dhe Veliaj duan vërtetë vetingun?
Statusi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:
A ka njeri që beson se Edi Rama, njeriu që solli në parlament Arben Ndokën, që solli në parlament Armando Prengën, që solli në parlament Mark Frrokun, tre kriminelë të dënuar, do vetingun?
A ka njeri që beson se Edi Rama që bëri kryetar bashkie një përdhunues dhe trafikant droge dhe që vuri drejtor transporti Eskobarin e Ballkanit do prokurorë dhe gjykatës të ndershëm?
A ka njeri që beson se Erion Veliaj që drekon e darkon çdo dy netë me prokurorët për të mbyllur dosjen e Ardit Gjoklajt do vetingun?
Edi Rama do që përmes vetingut të kapë drejtësinë.
Po, veting do të ketë. Vetingu do të kalojë një ditë pas rrëzimit të qeverisë së vjetër, qeverisë së bandave dhe të krimit dhe krijimit të një qeverie teknike e të ndershme. #NgrihemiBashkë për #ZgjedhjeTëLira.