Lulzim Basha ultimatum policisë: Keni afat deri në orën 24:00 ose përballuni me pasojat

0
316
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojnë autorët që kanë sulmuar dy vajza 29-vjeçare nga Fieri.

“Dje bandat sulmuan dy vajza 29-vjeçare nga Fieri që ishin në protestë. Keni afat deri në orën 24:00 për arrestimin e autorit që është publikisht i njohur për ju. Arrestojeni ose merrni parasysh pasojat. Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit që të godasin qytetarët vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike. Ky është fundi i republikës së krimit”, u shpreh ndër të tjera Basha nga çadra e opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here