Emisioni investigative “BOOM”, ka denoncuar shqetësimin e banorëve të fshatit Katundisht të Përmetit.
Sipas banorëve të fshatit, një person me të meta mendore po u shkakton dëme të shumta ndërkohë që shteti nuk merr asnjë masë.
Njërit prej banorëve i ka shkatërruar arën me ullinj dhe arra, por edhe të tjerë banorë kanë të njëjtin problem. Pavarësisht denoncimit dhe pavarësisht se ka një kartelë mjekësore për të, prokuroria nuk e njeh si person me probleme mendore.
Banorët thonë se sa here është denoncuar, gjykata e ka liruar përsëri.
Ata e shohin shpëtimin e tyre dhe të bashkëfshatarit të tyre tek trajtimi nga institucionet përkatëse.
Vëllai i tij pranon se ai ka probleme mendore dhe se është dhunuar barbarisht nga banorë të tjerë që i kanë thyer edhe krahët për shkak të shqetësimeve të shumta që u paraqet.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/721062814685510/