Basha: Nuk do të ketë shqiptar me pension më pak se 250 mijë lek

0
232

Në fund të mandatit të parë nuk do të ketë shqiptar me pension nën 250 mijë lekë”. Ishte ky premtimi që bëri kreu i PD-së, Lulzim Basha nga “çadra e lirisë”, në një takim me pensionistët.

Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se qeveria i ka lënë në harresë pensionistët, pasi i intereson më tepër shkëmbimi i favoreve me krimin.

Qeveria fasadë e republikës së krimit nuk i dëgjon problemet e pensionistëve. Kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve nuk ekziston. Rama ka urdhëruar lirimin e bandave dhe kriminelëve për ta ndihmuar në zgjedhje. Të luftojmë çdo ditë, në çdo shesh e çdo shtëpi për t’i thënë jo qeverisë së drogës”, ka thënë Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here