Kujdes nëse keni rrugën për nga “21 Dhjetori”, sidomos natën

0
579

Tirana për skrap! Në shumë raste jemi ndeshur me pamje të pusetave që u është vjedhur kapaku i hekurit, shtylla që u merret hekuri apo objekte tjera të kësaj natyre. Erion Veliaj ka premtuar që do bëjë kanalizmi të reja, por jo pak herë i kanë shpëtuar këto pusetat pa kapak që realisht janë burim akidentesh me pasoja për qytetarët.

Një qytetar nga Tirana ka shkruar për redaksinë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Kjo është një gropë mu në mes të 21-Djetorit dhe është hapur prej disa ditësh, por askush se mbyll, shteti ka vdek. Dola sot (dje) ta fotografoja posaçerisht, sepse  halla ime ka thyer këmbën pikërisht në këtë gropë para 4 ditësh, ishte edhe errësirë, prandaj se kishte parë. Aty bie fare lehtë goma e makinës, e biçikletës dhe këmba e njeriut. Është hequr kapaku i pusetës, po vallë ku është Erion Veliaj me kanalizimet e tij? Po rritja e ekonomisë me 3.2 % ku është? Se ndryshe s’do kishte nevojë qytetari me vjedh hekurin e rrugëve mendoj”, përfundoi qytetari.

Dhe me të drejtë pyet ai për rritjen ekonomike, sepse qeveria e rilindjes na thotë çdo ditë që ekonomia është rritur. Ndoshta është rritur për xhepat e tyre se tek populli nuk po reflektohet kjo rritje ekonomike dhe mirëqenieje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here