LIBRA mbledh firma për regjistrimin në zgjedhje, bashkia e Vlorës i heq çadrën

0
174

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërkohë që partia më e re në vend LIBRA po mblidhte firma për regjistrimin në zgjedhje. Bashkia e Vlorës u ka hequr çadrën ku mblidheshin firmat e kësaj partie.

“Heqja e çadrës nga bashkia ndodhi pa asnjë arsye, ne kishim leje për ta bërë këtë,” u shprehën anëtarët e LIBRA-s.

Deri më tani kjo parti ka mbledhur 10 mijë firma. Këtë e bëri të ditur vetë kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në një status në rrjetin e tij social Facebook.

“KQZ refuzon të rregjistrojë kandidatët LIBRA për deputetë duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe moralin e zgjedhjeve të qershorit.Ne do mbledhim më shumë se 10000 firma nga 5000 që kërkohen.Kjo cadër është ngritur sot në Vlorë ku ftohen qytetarët të mbështesin hyrjen e LIBRA-S në zgjedhje.Edhe ne Tiranë e kudo po mbledhim firma.Ju pres të gjithëve,” shkruajti Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here