Prokuroria rëndon akuzën e Mark Frrokut, ja sa vite burg rrezikon

0
229

Prokuroria ka ndryshuar një nga veprat për të cilat ish-deputeti Mark Frroku akuzohet.

Sipas prokurorisë, akuza e re që rëndon ndaj tij është “ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”.

Akuza e parë që rëndonte mbi Mark Frrokun ishte “ndërtim i paligjshëm”. Kjo akuzë e re e prokurorisë e rëndon pozitën e Frrokut, i cili tani rrezikon 8 vite burg, 3 më shumë se sa rrezikonte nga akuza e parë.

Seanca e radhës për Mark Frrokun do të zhvillohet më 7 mars, ora 11:00.

Mbi Frrokun rëndojnë edhe akuza të tjera, si pastrim parash, fshehje e pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here