Trafikonte fëmijë, arrestohet fieraku i dënur me 13 vjet burg. Emrat që përdorte

0
250

Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e kësaj të marte një 37-vjeçar të dënuar për trafikim fëmijësh dhe falsifikim të pasaportave.

I arrestuari është shtetasi Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, banues në fshatin Qarr të Fierit. Ferko është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, me 13 vite burg.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Qarri”, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 37-vjeçar, Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar më 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat pernale “Trafikimi i të miturve, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i pasaportave”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here