Prej 12 ditësh, opozitarët vazhdojnë të protestojnë përpara selisë së qeverisë. Edhe pse gjatë natës ka rënë shi, protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në tendën e protestës, duke e kaluar natën me biseda të gjata. Deputetë të opozitës kanë qëndruar me ta.
Dje, kryetari I PD-së, Lulzim Basha, ia ka kushtuar ditën pensionistëve dhe problemeve të tyre. Ai u shpalosi atyre programin e ri të Partisë Demokratike, ku spikati premtimi se brenda mandatit të parë 4-vjeçar nuk do të ketë më pensione nën 250 mijë lekë.