Dokumentet/ Në Durrës u futën 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria. Ku janë tani?

0
333

Revista italiane “Pianeta Italia” ka publikuar pjesën e dytë të investigimit se si 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme me destinacion nga Italia në Maqedonia për t’u përpunuar, janë zhdukur në Shqipëri ku dyshohet se janë groposur.

Image

Sot, revista italiane ka publikuar dokumentet e marrëveshjes italo-maqedonase që tregojnë rrugëtimin e kontenierëve me mijëra tonelata mbetje, të cilat do të kalonin tranzit nga Shqipëria përmes portit të Durrësit.

Është fakt se korridori me interes për eksportin e mbetjeve në atë zonë është ai që të çon në Qafë Thanë, në kufirin Shqipëri-Maqedoni dhe prej andej në landfillin e Drislla, Shkup. Ky landfill është më i madhi në Evropë.

Image

Pjesa e dytë e investigimit të revistës italiane:

Kompania që ka marrë përsipër përpunimin e mbetjeve, ajo e sipërmarrësit Ferazzoli sigurisht që nuk do të investonte 73 milionë Euro për asgjësimin e mbetjeve, dhënë nga administrata e dobët dhe pa burime të mjaftueshme.

Biznesi i vërtetë, pa dyshim që të bën të mendosh se zinxhiri i eksportit nuk është vetëm nga Italia, por edhe vende të tjera evropiane. I njëjti zinxhir që tashmë është objekt i hetimit nga anti-mafia në Itali, Maqedoni dhe Shqipëri.

Një shembull për të gjithë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha gjatë fushatës zgjedhore se Shqipëria nuk do të bëhet asnjëherë vendgrumbullim i mbetjeve të Evropës. Por, në kundërshtim me veten e tij, në 2016 paraqiti një pr/ligj që lejonte importin e mbetjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here