Policia arrestoi dy persona për falsifikim ushqimesh.
Në një bodrum në Tiranë u gjetën, depozita, arka, lëndë kimike dhe solucione të ndryshme, shishe plastike, etiketa dhe ambalazhe.
Bodrumi përdorej nga dy persona, babë e bir, për falsifikim të vajit të ullirit të salcave të domateve dhe të tjera produkte ushqimore.
Policia sekuestroi një automjet tip Volkswagen, 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara, 150 litra vaj ulliri i hapur pa etikete, aromë vaj ulliri 40 kg, 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero, një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike, 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike), 3 shishe qelqi 1litër me lëndë Acid Nitrik, sapuna me ngjyrë 700 copë, një bidon 1litër alkool Izopropilik, etiketa, stampa me mbishkrimin Fagero, leng Domate Passata, salcë domate me erëza, etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe si dhe etiketa vaj extra vergine. Po ashtu policia gjeti edhe pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.