Angelina Jolie pavarësisht të gjithave mbetet Angelina Jolie. Pas ndarjes nga bashkëshorti Brad Pitt të gjithë menduan që ky do të ishte dhe fundi i karrierës së aktores, kjo edhe për shkak të videove të fundit ku ka rrëfyer mes lotëve ndarjen me aktorin, por edhe për shkak të humbjes në peshë.
Por Jolie është rikthyer fuqishëm, dhe më e bukur dhe më femërore se më parë. Aktorja 42-vjecare së fundmi është bërë imazhi më i ri i markës ikonë të parfumeve franceze, Guerlain.
Gjatë prezantimit të parfumit, Jolie ka treguar që do të vazhdojë të mbetet simboli i klasit femëror. Aktorja 42-vjeçare jo më kot është zgjedhur imazhi më i ri i këtij parfumi, pasi ‘Guerlain’ personifikon më së miri shpirtin e gruas së fortë, asaj që të inspiron dhe të bën ta admirosh.