Fill pas deklaratë së kryeministrit Rama se Sorosi e ka mbështetur financiarisht Reformën në Drejtësi, duke shtuar se pagesat e tij financiare kanë filluar që nga viti 1991 dhe duke quajtur mosmirënjohës ata që nuk pajtohen me këtë ka reaguar avokati Altin Goxhaj i cili ka treguar se ërgjatë këtyure viteve Soros ka marrë 100 fish më shumë para se sa ka investuar në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social “facebook” Goxhaj ka replikuar kryeministrin duke përmendur 10 raste në të cilat Soros ka fituar 100 fish.
Postimi i plotë:
Replike me Edi Ramen nga Avokati Altin Goxhaj.
Edi Rama, si rastesisht, direkt pas emisionit OPINION TV KLAN te censuruar dhe manipulativ te Blendi Fevziut, sot tha:
“Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!”
Ja 10 raste (nder shume) qe vertetojne se George Sorosit i ka ra Bingo ne Shqiperine qe po falimenton dhe po vdes prej tij:
1. Qeveria Shqiptare nga 1998 deri me sot i ka dhuruar Sorosit mbi 70 milione $ dhurate per kompanine e tij Fondi Besa Sh.a nderkohe qe fitimi i ka kaluar mbi 200 milione $ nderkohe xhiro eshte me shume se 600 milione $! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
2. Qeveria Shqiptare i ka dhuruar Sorosit me qindra hektare toke bujqesore (si psh ne Fushe Kruje) per cdo 100 hektare Qeveria Shqiptare i dhuron Sorosit 1 milione euro subvencion! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
3. Soros si me qene ne toke te babat ka marre puset me te mira te Evropes perkatesisht ato ne Shpirag dhe Molisht, dhe ne 2016 ia shet kompanise me te madhe ne Evrope Royal Dutch Shell Company ku fitimi i parashikuar llogaritet nga keto kompani rreth 1 miliarde dollare! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
4. Soros nepermjet nje kontrate financimi me Institutin CID ne Harward kontrollon cdo pakete koncensionare apo zonash te lira ekonomike, mareveshjesh nderkombetare doganore apo ankandesh te medha, paketa fiskale apo ligje doganore duke i detyruar te gjtihe bizneset e medha nderkombetare qe te negociojne me Soros per cdo perfitim apo avantazh apo edhe per te zgjidhur ndonje mosmareveshje apo zgjidhje problemesh. Rrasti i nderhyrjes se Ambasadorit Amerikan per Bankers (ku Soros kontrollon 20% te aksioneve te spin-off te tij BNK Petroleum) ne Prokurori eshte rasti me tipik se si funksionon skema. Shitja e paketes aksionere te Aroportit te Koncensionarit te Rinasit, zonat e lira ekonomike ne Spitall, negociatat per kompanite qe veprojne ne TAP, etj etj jane pjese e pozitave te kokes se vertete vendimarrese qe ka perfituar George Soros nga Qeveria Shqiptare aktuale! Vete historia e Becchettit dhe pasojat qe do vuaje Shqiperia nga gjyqet do te jene te pallogaritshme. [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
5. Soros ne vitin 1999-2000 nepermjet miratimit te Qeverise Shqiptare perfitoi nga buxheti i ndihmes nderkombetare (e mbetur stok pas nderprerjes se paparashikuar te Krizes se Kosoves), mbi 60 milione $ (mund te kete arritur vleren 90 milione $) per “rehabilitim” dhe ndertim shkollash dhe kopshesh. Pasi mori parate Fondacioni Soros zhduku te gjithe te dhenat per shkollat qe nuk u ndertuan kurre dhe zhduku pa lene gjurme programin AEDP pasi shkollat nuk u ndertuan por u perdoren foto te vjetra dhe raporte mashtruese per tu raportuar nderkombetareve sepse dilnin qe per te njejten shkolle ishin marre 2-3-4 here financime! Nese futeni sot ne webin e Fondacionit Soros do te shihni jane zhdukur prej 17 vjetesh te gjitha te dhenat e shkollave gjoja te ndertiara apo rehabilituara nga Fondacioni Soros! Pas kesaj megavjedhjeje. [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
6. Soros qe prej vititi 1992 e deri me sot, nepermjet rrjetit te tij ka pushtuar cdo vend pune shqiptar te donatoreve dhe institucioneve te huaja nepermjet nje mbeshtetje joformale dhe korruptive ne menyre qe te gjtiha institucionet dhe ambasadat e huaja te jene te kontrolluara nga njerezit e Soros ne menyre q ete gjitha financimet e huaja per Shqiperine te kontrollohen nga Soros duke e bere realisht sasine e parave nderkombetare qe kontrollohen nga Soros ne Shqiperi te shkoje mbi 60-100 milione $ cdo vit dhe keto te shperndahen nepermjet dhe ne perfitim te Oligarkise Sorosiane qe eshte krijuar ne 25 vjet (pra mbi 1 miliarde $ ndihme e huaj per Shqiperine te shperdorohet sic eshte shperdoruar nga Soros)! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
7. Soros qe prej 1992 e deri me sot, nepermjet off-shore-ve te tij eshte Banka e Pastrimit te Miliardave te Korrupsionit dhe Krimit qe ka qarkulluar Oligarkia Sorosiane e krijuar prej tij me ne krye Edi Ramen! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
8. Qe ne 1998 kur drejtori i Soros Agim Isaku u emerua Ambasador ne Spanje me nderhyrjen e drejtperdrejte te Edi Rames te Fatos Nano ne 1998 dhe u zevendesua me pas (kur Agim Isaku u emerua Shef i Kabintetit te Fatos Nanos) nga gruaja e drejtorit tjeter te Soros Remzi Lani, Spanja u be parajsa e pastrimit te parave qe siguronte kjo Oligarki nga korrupsioni i Oligarkise qe po krijohej me ne krye Edi Ramen Kryetar Bashkie ne ate kohe! [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!]
9. Soros sot kontrollon voten e Shqiperise ne OKB, ne NATO, KE dhe ne cdo institucion tjeter nderkombetar dhe flamuri shqiptar mbetet i vetmi flamur shteteror ne bote qe Soros e kontrollon per interesat e tij sa here ti teket dhe sa here do ti beje presionin ndokujt (rasti i votes kunder Izraelit ne 2015, vota e Shqiperise kunder SHBA ne favor te Kubes ne OKB, etj, apo vota e Shqiperise kunder SHBAse [er strategjine atomike ne Dhjetor 2016). [Soros per kete nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë mbrapsht!]
10. Soros i perdori mediatikisht votat e shqiptaro-amerikaneve si te ishin votat e verbera te sklleverve te tij ne Fushaten Presidenciale Amerikane Trump-Clinton dhe behej fjale per mbi 200 mije vota! Kete e beri duke perdorur mediatikisht edhe Kryeministrin e Shqiperise dhe gjithe mediat e kontrolluara shqiptare ne Ballkan madje dhe ato ne SHBA perfshi edhe disa OJF! Dhe pavaresisht se ai si kishte kurre ato vota, ato ishin aset i pretenduar ne fushate si kontribut i tij joformal [Soros per kete nuk ka shpenzuar “asnjë qindarkë mbrapsht”!