Kur është fjala për meshkujt, ata mund t’i ndajmë në dy kategori: ata që brengosen për ju dhe që dëshirojnë marrëdhënie të vërtetë, dhe ata që dëshirojnë vetëm seks.
Kështu, në mënyrë që të evitoni thyerjen e zemrës tuaj, është mirë që ta njihni atë, se çfarë po dëshiron të bëjë me ju. Këto shenja më poshtë tregojnë se ai po dëshiron vetëm seks!
Nuk interesohet që t’ju njoh më shumë
Përveç informatave bazike, ai nuk shfaq interes që t’ju njoh më shumë. Ai nuk ju pyet për familjen, miqtë, interesat personale, për çfarë brengoseni. Ai që dëshiron të jetë me ju padyshim se dëshiron t’ju njoh më mirë.
Flirton me femra të tjera para syve tuaj
Shkoni në klub ose kafene së bashku dhe e vëreni se sytë e tij po skanojnë tjera femra në atë vend. Gjithashtu, e gjeni duke biseduar me femra të tjera përderisa ju ishit në tualet. Sigurisht se ai do të qeshë dhe do të gjej arsye se kush ishin atë, në mënyrë që mos ta humbë shansin për t’ju dërguar në shtrat, transmeton Gazeta Express.
Nuk bëni takime të vërteta
A ju pyet për restorantin e preferuar dhe ju befason me një rezervime në të? A ju pyet për të shkuar në kinema ose për të pirë kafe me ju aty ku ai shkon shpesh? Nëse jo, atëherë kjo është një tjetër shenjë se ai nuk është i interesuar në ju për asgjë tjetër përveç seksit.
Nuk të ka përmendur tek miqtë dhe familja
Miqtë e tij nuk e dinë se ekziston dhe familja e tij nuk ia ka idenë për ju. Dhe nëse i kërkoni që t’ju njoh me familjen e tij, ju do të shihni se ai gjen arsye për të mos e bërë. Ai nuk po planifikon lidhje serioze me ju, kështu që ai nuk dëshiron të ju bëjë pjesë të jetës së tij personale.