“Nuk e braktis dot Lulzim Bashën, sepse nuk braktis dot veten time”

0
369

Nga Arian Galdini

Dje isha Kryetar i nje Partie. Sot nuk jam me. Asgje nuk ka ndodhur. Nuk u prish qielli, nuk rane yjet ne liqenin artficial te Tiranes, e as mbeti Lulzim Basha vetem. Partia qe une drejtoja deri dje, vazhdon te jete ne krah te Lulzim Bashes edhe tani qe ka nje Kryetar te ri. Une vazhdoj te jem ne krah te Lulzim Bashes edhe pse nuk jam me Kryetar i LDE.

Gjithcka qe ka ndodhur dje, eshte nje normalitet demokratik brenda nje organizate jo edhe aq te madhe, e cila ka vendosur te funksionoje me parime te cilat i beson dhe zbaton. Edhe kur keto parime me striktesine e tyre e fusin organizaten ne nje ngushtice ku gjasat jane qe ta cojne drejt nje vendim-marrjeje te nxituar a me keq akoma, te gabuar, ia vlen barra qerane. Eshte fantastike kur nje komunitet i vogel politik, ia del mbane te ndertoje nje oaz te se mires, ku ajo cka ky komunitet beson, edhe jetohet, edhe ushtrohet, edhe zbatohet me perpikmeri.

Arian Galdini, si gjithe njerezit qe kane guxuar te bejne politike a me tej akoma, te krijojne Parti Politike, ishte ne nje dileme te forte deri dje. Se pari, politika dhe partia politike ne Shqiperi perceptohen si marifeti dhe placka. Me politike ecet perpara, me parti behet placke. Kush meret me politike pritet e kuptohet nga kushdo perrreth si nje pelivan qe do me kap ndonje gje. Kush ben parti, ia ka dale te beje banden e vete te vogel me te cilen mund te vere gjoba e zere ndonje cope gjekundi. Kaq e gjithepranuar eshte bere kjo ndjesi e kuptueshmeri, saqe edhe kur ka njerez te cilet e shohin politiken si sherbese publike dhe partine si nje instrument per te krijuar vlere publike, keta duken te pabesueshem, mashtrues, delirante ose gjithefare ligemertimi.

Pritet nga njerezit qe jane ne politike e qe kane parti, qe keta te bejne gjithcka per te ecur perpara, te puthin prapanica, te perkulin belin derisa tu arrije gjuha tek kepucet e te fuqishmeve, te binden verberisht, te zhbejne integritetin dhe asgjesojne dinjitetin, e mbi te gjitha te mashtrojne, shantazhojne, implikohen, me kedo e ngado, mjafton qe te kapin ndonje gje. Pritet nga keta qe kurre te mos i leshojne gjerat qe kane, e gjithmone te kerkojne dicka me teper. Ja keshtu. Ky eshte modeli, kjo eshte dijenia e pergjithshme per kete race qe ne e njohim si raca e politikaneve dhe kryetareve te partive politike ne Shqiperi. Politikanet shqiptare kurre nuk hapin rruge, kurre nuk dorehiqen, kurre nuk e leshojne partine apo ofiqin qe kane. Madje, jemi i vetmi vend qe ne 27 vjet, nuk kemi mundur dot te ndryshojme as elitat dhe drejtuesit e partive te medha e as te partive te vogla, as te partive parlamentare, e as te partive joparlamentare. Jemi i vetmi vend ku behen tryeza me parti te vogla parlamentare e joparlamentare, qe kane vite te tera qe mbajne nga nje vule ne xhep e rendin nga zyra ne zyre, nga koalicioni ne koalicion, nga zvarritja ne zvarritje, me shpresen e kerkesen per te kapur ndonje gje. Kete menyre, kete model, kete rruge, Arian Galdini dhe LDE as e duan, as e pranojne, e as kane ndermend ta jetesojne brenda komunitetit politik qe kane krijuar.

Ky komunitet politik qe quhet LDE, kjo parti politke, ka ardhur ne skene dhe ekziston, sepse nuk aspiron te sjelle ndryshimin, por synon e qendron qe te jete vete ndryshimi. Arian Galdini nuk e krijoi LDE, per te krijuar ndonje bande plackitese apo ndonje instrument per te kapur ndonje gje per vete. Kurre nuk ka pasur nevoje per kete, sepse asnjehere nuk e ka siguruar jetesen as nga partite, as nga politika e as nga shteti. Jeten e tij e ka siguruar si Pedagog ne Universitet, me ndershmeri, integritet dhe zotesi. Edhe zerin publik, nuk e ka fituar si porcion sherbese a shperblese politike a partiake, por vec me merite, krejt vetanak dhe me shume mund e sakrifica. Kesisoj, LDE erdhi si nje krijese qe objektiv paresor kishte krijimin e nje komuniteti politik qe vepron cka flet dhe jeton cka beson, me shembull personal dhe vetem me shembull personal. Ne nje komunitet te tille, kur nje shumice aktive sic eshte Kryesia e LDE, kerkon doreheqjen e Kryetarit, qofte ky edhe Kryetari themelues, me te drejte apo pa te drejte, me arsyetim korrekt ose jo, i takon ketij Kryetari qe te deshmoje se ai si nismetari dhe vizionprojektuesi i kesaj Partie, i beson idete dhe parimet mbi te cilat eshte ngritur ky komunitet politik. Me kane thene se nuk jepet doreheqja para zgjedhjeve. Me thane se kjo nuk eshte demokraci, por tepri. Me thane shume gjera.

Por une e gjykova, se gabim apo jo, e drejte apo e padrejte, eshte tejet e rendesishme per mua dhe LDE, qe une te jap vete i pari shembullin personal se sa vertetesisht besoj tek idete dhe parimet mbi te cilat eshte themeluar LDE. Mund edhe te mos e kisha dhene doreheqjen. Punet personale i kisha shume mire. Isha Kryetar i nje Partie qe kishte fituar nje rol specifik ne Koalicionin Opozitar. Miqesia ime e kahershme me Lulzim Bashen ishte garanci e nje rruge te sigurte e me pritshmer

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here