Megaskandali i kontenierëve me tonelata të lëndëve të rrezikshme që kanë hyrë në Shqipëri nga Italia është thelluar akoma më shumë.
Dokumente zyrtare vërtetojnë se në portin e Durrësit kanë hyrë mijëra tonelata me mbetje të rrezikshme, që destinacion përfundintar kishin Maqedoninë.
Por, në fakt 1300 kontenierë nuk janë parë që të dalin nga kufiri shqiptar pasi kanë hyrë.
Publikimi i këtyre dokumenteve pritet të bëhet sot nga mediat.