Historia është e mbushur përplot me mistere të frikshme, të cilat, ndonëse kanë kaluar shumë vjet, vazhdojnë të jenë të pazgjidhura.
Masakrimi i Elizabeth Short-it
Në vitin 1947, Elizabeth Short ka qenë duke jetuar në Los-Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke bërë përpjekje që ta gjente suksesin në Hollivud. Ajo, në moshën 22-vjeçare ka qenë duke punuar si kameriere, pasi që nuk kishte arritur ta niste karrierën si aktore. E, për fatin e saj të keq, shkuarja në LosAnxhelos kishte dalë të jetë fatale, pasi që e bukura Short ishte gjetur e masakruar në një park lokal, duke bërë që rasti i saj të bëhet rasti më i vjetër, i pazgjidhur, në histori të Los-Anxhelosit. Në fakt, trupi i Shortit ishte masakruar krejtësisht, derisa i gjithë gjaku i ishte nxjerrë nga trupi. Së fundmi është rihapur rasti, meqë janë gjetur prova që mund të tregojnë se Dr. George Hill Hodel ishte vrasësi, megjithatë përveç dyshimeve, nuk ka gjë tjetër.
Vrasësi serik, Bible John
Bible John kishte vrarë tri gra në vitin 1969. Që të tria kanë qenë nëna të reja dhe që të tria e kishin lënë që të shkonin me bashkëshortët e tyre për të vallëzuar në qendër të qytetit. Vrasësi i kishte dhunuar dhe më pas i kishte vrarë gratë, para se t’i linte trupat e tyre në afërsi të shtëpive. Pas vrasjes së tretë, vrasësi ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke bërë që askush të mos ishte në dijeni për vendndodhjen e tij potenciale. E, misteri që rrethon këtë vrasës të pashpirt vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Shputat e këputura
Që prej vitit 2007, 13 shputa këmbësh janë shfaqur në brigjet e Kolumbisë Britanike. Asnjëri prej trupave, nga të cilët ishin këputur këto këmbë, nuk janë gjetur, duke bërë që njerëzit të habiten më të madhe nga ky fenomen. Shputa e fundit e këmbës, që është gjetur në shkurt të këtij viti, besohet të ketë qenë në ujë për të paktën tri vjet. Shumë teori janë shfaqur në lidhje me këtë mister, duke filluar nga teoria që thotë se shputat mund të jenë shkëputur nga trupat e njerëzve, si pasojë e rrymave detare deri tek teoritë më të frikshme, që thonë se këmbët janë lëshuar në ujë nga vrasësit serikë, si “mesazhe në shishe”.
Zjarri në Natën e Krishtlindjeve
Në natën e Krishtlindjeve të vitit 1945, shtëpia e një familje 7-anëtarëshe kishte marrë flakë. Babai, në përpjekje për t’i shpëtuar fëmijët, që kishin qenë duke fjetur në katin e dytë, kishte dalë për ta kërkuar shkallën, mirëpo nuk kishte arritur ta gjente, pra, dikush e kishte marrë. Ai më pas ishte munduar që ta afronte kamionin, për t’u ngjitur nëpërmjet tij në katin e sipërm, mirëpo as kamioni nuk ndizej dot. As emergjenca nuk mund të lajmërohej, pasi që nuk punonte rrjeti telefonik. Pas disa orësh, kur zjarri e kishte bërë të veten, babai ishte futur në shtëpi, mirëpo nuk kishte gjetur asnjë shenjë të vetme të fëmijëve. Përkundër faktit që hetuesit e rastit i kishin thënë që eshtrat e tyre mund të jenë bërë shkrumb e hi, ai asnjëherë nuk e ka besuar këtë teori. Një ditë ai kishte pranuar një letër, pa adresë kthimi, për të cilën besonte që kishte ardhur nga i biri i zhdukur. Ai menjëherë kishte angazhuar një hetues privat, mirëpo edhe hetuesi ishte zhdukur disa ditë pasi që e kishte pranuar punën.