Shkakton aksident në gjendje të dehur, arrestohet gardisti

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar në Vlorë pasi u përfshi në një aksident rrugor në gjendje të dehur.

Genci Ademaj, me detyrë trupë shërbimi, u arrestua në flagrancë nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Vlorës.

29-vjeçari mësohet se rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, teksa po ngiste makinën e tij, u përplas me një automjet tjetër dhe u lëndua lehtë.

Nga kontrolli i shërbimit policor rezultoi se punonjësi i Gardës, Genci Ademaj kishte përdorur alkool mbi normat e lejuara.

Gardisti akuzohet për drejtim të mjeteve në mënyrë të pa rregullt.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko