Sot seanca plenare, mblidhet Kuvendi, opozita vazhdon protestën në çadër

0
227

Kuvendi do të mblidhet sot, ndërsa seanca plenare do të mbahet pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët kanë vendosur bojkot. Kjo e fundit vijon për të 13-ten ditë protestën në sheshin para Kryeministrisë, duke refuzuar të bëhet pjesë e parlamentit deri në plotësimin e kërkesës së saj për një qeveri teknike, që do të mundësojë, sipas saj, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Seanca e sotme ka në rend dite ratifikimin e tre marrëveshjeve, mes palës shqiptare dhe Kfv Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”. Krahas saj, për votim është parashikuar dhe pr/rezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016”.

Zhvillimet nga aktualiteti pritet të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të sotme në parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here