Vrasja e vëllait të Kim Jong, një prej të dyshuarve lirohet për mungesë provash

0
211

Një prej të dyshuarve për vrasjen e Kim Jong-nam gjysmëvëllait të Kim Jong, një veriokorean pritet të lirohet, pasi mungojnë provat ndaj tij.

ST shkruan se ditën e premte përfundon dhe afati për në paraburgim për Ri Jong Chol, pasi ai nuk është parë në pamjet nga aeroporti në Kuala Lampur të Malajzizë ku u pa vëllai i liderit të Koresë së Veriut, që u transmetuan nga CCTV. Ndërkohë, edhe dy femrat e dyshuara për kryerjen e vrasjes, kanë pohuar se nuk e njihnin të ndaluarin në fjalë.

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jon-un u vra përmes një solucioni vdekjeprurës në fytyrë më 13 shkurt në mes të aeroportit të Kuala Lampurit në Malajzi. Ai u helmua nga dy femra të cilat dyshohet se janë paguar nga vetë lideri i Koresë së Veriut, por ende nuk ka prova për këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here