Kryeministri i vendit Edi Rama publikoi sot në në Facebook mesazhin e e dërguar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pas urimit që Rama bëri pas zgjedhjes së tij në krye të presidencës amerikane.
Por mesazhi i dërguar nga Donald Trump për Ramën është i njëjti që i është dërguar Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Në të dy mesazhet ndryshon vetëm titulli ‘Kryeministër’, dhe ‘President’. Kuptohet që këto mesazhe janë copy-paste dhe të nisura jo individualisht.
Mesazhi i Trump për Presidentin Nishani:
I dashur Zoti President,
E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.
Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.
Sinqerisht,
Donald J. Trump” – thuhet në njoftimin e presidencës.
Mesazhi i Trump për Kryeministrin Rama:
I dashur Kryeministër,
Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.
Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,
Donald J.Trump”/hashtag/