Pensionistët nuk marrin dot ilaçet e rimbursushme, shkak mos njohja e kartave të shëndetit

0
219

Shëndetësia

“ Të dhënat e hedhura manualisht kanë rezultuar me gabime dhe se për ketë arsye kërkohet rinxjerrje e kartës së shëndetit me te dhëna të sakta, duke mos e përfituar në mënyrë të drejtë çdo kush”

Pensionistët po  përballen me problemet e para në lidhje me ndryshimin e kartës së shëndetit dhe futjes së të dhënave elektronike në sistem. Ata nuk kanë mundur që këtë muaj të marrin ilaçet e përmuajshme me rimbursim për shkak se karta e shëndetit nuk janë njohur nga sistemi i recetës elektronike që po aplikohet prej dy ditësh. Në këto kushte pensionistët janë detyruar të nxjerrin kartat e reja të shëndeti edhe pse të vjetrat akoma nuk kanë skaduar. Nxjerrja e kartave të reja duhet të kalojë në disa procedura të gjatë të cilat për këtë kategori tashmë janë të lodhshme.

Karta e shëndetit dhe njohja e saj nga pensionistët

Pensionistët shprehin shqetësimin e tyre, se si kartat e vjetra nuk njihen nga sistemi i recetës elektronike, duke i lënë ata pa marrë ilaçet e rimbusushme. Të mësuar me librezat e vjetra, për ta është një shqetësim ky ndryshim i menjëhershëm dhe shpesh herë i pa kuptueshëm. Edhe pse qëllimi kryesor i kartës së shëndetit duke zëvendësuar librezën e  shëndetit është përmirësimi i situatës shëndetësore nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimit dhe eliminimit të burokracisë. Edhe pse kjo  kartë ka lehtësuar radhët e gjata të qytetarëve në pikat e shpërndarjes së librezave, ka lehtësuar ngarkesën burokratike të mjekëve, duke rritur kohën për moshën e tretë mbetet një shqetësim pasi nuk njihet nga mosha e tretë.

 

Procedurat e gjata

Për të hapur një kartë të re shëndeti e cila është në përputhje dhe njohje me sistemi i recetës elektronike që po aplikohet prej dy ditësh, janë disa procedura të lodhshme dhe të gjata. Si fillim, këtë kartë e përfitojnë të gjithë të siguruarit: të punësuar të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijët, invalidët, pensionistët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit etj. Të gjitha këto kategori duhet të kenë një vërtetim që përfitojnë këtë lloj sigurimi, më pas duhet një vërtetim nga mjeku i familjes. Dhe pas këtyre dokumenteve duhen të dhënat e tij të plota për të përfituar kartën e re të shëndetit. Disa pensionistë shprehen në lidhje me këtë proceduar të pakënaqur dhe të shqetësuar njëkohësisht. “Jemi të shqetësuar, sepse duhen bërë ca dokumente për përftimin e kësaj karte që na lodhin, ne nuk i kuptojmë”- tha një pensioniste. Një tjetër pohoi se: “ Në disa raste të dhënat e hedhura manualisht kanë rezultuar me gabime dhe se për ketë arsye kërkohet rinxjerrje e kartës së shëndetit me te dhëna të sakta, duke mos e përfituar në mënyrë të drejtë çdo kush”.

Cili është qëllimi i recetës elektronike?
Qëllimi i recetës elektronike është plotësimi dhe përmirësimi i shërbimit shëndetësor për qytetarët. Përdorimin e  teknologjisë së informacionit për të pasur një administrim më të mirë të burimeve financiare, njerëzore, materiale në shëndetësi dhe për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe vlerësimit të performancës të  gjithë aktorëve të sistemit shëndetësor.

Si do të funksionojë ?
Receta elektronike është në vetvete gjenerimi, transmetimi, dhe plotësimi i recetave mjekësore, bazuar në infrastrukturën elektronike, duke zëvendësuar përdorimin e recetave letër. Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Avantazhi i kartës elektronike është rritja e transparencës dhe shmangia e abuzimeve me recetat e rimbursueshme. Mirëpo ajo që duket është shqetësimi i pensionistëve të cilët nuk mund të adaptohen me metodat e reja dhe shërbimin e kësaj karte duke i lënë  ata në radhë të gjata dhe pa marrë ilaçet e këtij muaj të cilët i kanë më se të nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here