VIDEO/ Për herë të parë, Basha kërcënon Ramën: Pas zgjedhjeve do të përballesh me drejtësinë

0
338

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të parë ka artikuluar publikisht se Kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë pas zgjedhjeve.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në “çadrën e lirisë”, Basha deklaroi se korrupsioni në qeveri janë arsyet përse Edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveria teknike që do të mundësojë zgjedhje demokratike është e vetmja zgjidhje, tha Basha, duke shtuar se jo vetëm që Rama do të largohet nga pushteti, por do të përfundojë përpara drejtësisë.

Dëgjoni deklaratën e kryetarit të opozitës Lulzim Basha:

http://www.dailymotion.com/video/x5dwji9_basha-rames-do-shkosh-para-drejtesise_animals

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here