Protesta e opozitës përpara selisë së Qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 16-të këtë diel duke e shtuar intensitetin e saj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar sërish në rrjetet sociale se “lëvizja jonë i ka kaluar kufijtë e partive politike dhe është kthyer në një lëvizje kombëtare, demokratike, popullore, paqesore, por e vendosur deri në fund për të hedhur republikën e krimit dhe për të ngritur një republikë të re.”
Sikurse ai e paralajmëroi dje, sot në çadrën e protestës do të diskutohen problemet e bujqësisë dhe blegtorisë ndaj të ftuarit e parë në tryezë sot do të jenë fermerët.