Hidrauliku nga Tirana “çmendet” pas infermieres, i futet në shtëpi me kopje çelësash dhe…

0
276

Një 59-vjeçar nga Tiranë, me profesion hidraulik është fiksuar pas një gruaje të divorcuar, infermiere, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie. Propozimi i bërë nga Skënder H verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e së divorcuarës me iniciale Xh.X. fakt që nuk është pritur mirë nga ana e Skënder H. ai e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere duke iu futur fshehurazi në shtëpi.

E ndjerë e frikësuar, Xh.X. ka shkuar në Polici në gusht të vitit 2016 dhe ai përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës ku u dënua me 8 muaj burg. Gjatë hetimit, Skënder H. e ka pranuar pjesërisht akuzën.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se e divorcuara ka shpjeguar se është njohur me të pandehurin Skënder H prej disa kohësh pasi ai shpeshherë e ndihmonte kur ajo kishte ndonjë punë apo riparim në banesë. Dy javët e fundit ai kishte filluar ta ngacmonte duke insistuar që të krijonte lidhje dashurie. Një ditë kur është kthyer në shtëpi, e ka gjetur të pandehurin në sallonin e shtëpisë së saj. Ajo ka menduar se ai i kishte bërë kopje të çelësave të banesës kur ka kryer punime aty. Këto veprime i kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Po kështu, në datën 16 gusht 2016″>2016 në orën 6 të mëngjesit, I pandehuri e ka marrë ën telefon dhe I ka kërkuar me insistim t’I jepte çelësat e shtëpisë me qëllim që të hynte e ta priste brenda.

Në një rast, ajo ka shkuar me vrap brenda në banesë, duke mbyllur derën me çelës dhe Skënder H. I ka shkuar nga pas duke i rënë derës me shkelma dhe duke bërtirur “do të të vras!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here