E kush nuk u krenua me arritjen e Izmir Smajlajt, shkodranit që fitoi mbrëmë medaljen e artë në Beograd!
E sigurisht, nuk ka munguar as urimi publik i kryeministrit Rama, i cili e ka cilësuar Smajlajn si “fantastik”.
Teksa e falendëron nga zemra, Rama publikon videon e thyerjes së rekordit nga shqiptari, por Sadedini e kap mat kryeministrin me komentin e tij.
Zoti kryeministër tani këtij fantastikut shkodran rregulloja me tartan pistën e Loro Boriçit dhe përmirësoja kushtet brenda në Shkodër e mos të marrë rrugët e Malit të Zi për stërvitje, jo në maj tartanin po sa ma shpejt që të flm edhe na qytetarët e thjeshtë për suportin që i jep Shkodrës.
Koment ky që ka kaluar 250 pëlqime, ndërsa Rama ka zgjedhur që të mos i përgjigjet komentuesit.