Një plagosje me thikë ka ndodhur mes pjesëtarëve të një familje në Vlorë. 65-vjeçari Todi Tikaj është arrestuar nga policia për veprën penale “Dhunë në familje”, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia.
Policia ka bërë arrestimin e tij në bazë të një kallëzimi të bërë nga djali i tij, A.T., 40 vjeç.
A.T. ka denoncuar se babai i tij përfshihet vazhdimisht në konflikt fizik me të për motive pronësie dhe ditën e djeshme dyshohet se shtetasi Todi Tikaj (babai) e ka goditur me thikë.
I dëmtuari ka marrë një dëmtim të lehtë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.