Arrestohet Genis Mëhillaj, i akuzuar nga policia për një sërë veprash penale.
46 vjeçari nga Vlora akuzohet gjithashtu si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë nëpërmjet lëndëve eksplozive.
“Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e pritet ti kalojë për veprime të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë”, sqaron policia.
Mëhillaj, kishte rolin e porositësit dhe bashkëpunonte për këtë me kushëririn e tij, Andon Mëhillaj, për kryerjen e vrasjeve.
Grupi kriminal i vrasësve me pagesë u zbulua në prill të vitit 2015, ndërsa ekzekutimin e porosive e kryente Julian Sinanaj, i arrestuar nga policia.
Genis Mëhillaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm.
Veprat penale për të cilat akuzohet dhe dënohet Genis Mëhillaj:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Genis Mëhillaj për kryerjen e veprave penale të :
1).“Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi veper penale e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon )Mehillaj, Ndricim GJOKONA ,veper penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 te K.penal (azhornuar me ndryshime te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me me burgim të përjetshëm.
2).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Pirro BARE veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj, Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim
4).”Pjesmarrjes në “”Grup të strukturuar kriminal” neni 333 germa ‘”a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
6). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”” neni 28/4 e 334 K.Penal
7) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Genis Mëhillaj me burgim të përjetshëm.